Havaleas, Sop, Kryegjat pa një qëndër shëndëtësore, jemi si në Indi (foto e video)

Fier – Afro 700 familje të fshatrave Havaleas, Sop, Kryegjatë tashmë banohen kryesoshtë  nga moshat e treta dhe fëmijët. Mosha e ndërmjetme ose kanë ikur për tu punësuar në qytete të tjera të Shqipërisë ose në emigracion.

Historikishtë Havaleasi, ky fshat nuk ka qëndër shëndetësore sikundër edhe fshati Sop dhe Kryegjatë. Edhe pse para më shumë se dhjetë vjetësh u ndërtua një qëndër shëndetësore ajo asnjëherë nuk u vu në funksionim dhe të jetë në shërbim të komunitetit qoftë dhe 24 orë të vetme.

Godina është ndërtuar dhe ndodhet anës rrugës kryesore të fshatit por ajo është pa dritare, pa ujë, pa drita, pra nuk është në fuknsion. Erdhën e ndërtuan , morën paratë firma që e bëri dhe ikën, asnjë ditë su përdor, pohojnë banorët e fshatit.

Për urgjenca shkojnë në  Fier ose Pojan sepse  në qëndër të njësisë administrative Ndërmënas nuk u shërbehet. Ata pohojnë se për injeksione të ndryshme si të moshuarit dhe fëmijët ose shkojnë në Pojan  3 km largë fshatit ose në Fier.

Nuk kemi ku ankohemi, deputetët nga lista, njësitë administrative  kryetarët I emërojnë, parlament ska, qeveria nuk funksionon, cfarë kërkoni, na thotë një banor I fshatit . Fëmijët  shkojnë I bëjnë injeksionet në Pojan ndërsa të moshuarit,  në djal shkofshin, shton ai.

Cfarë kërkoni, jemi si fshat Indian, jemi gjendje lufte se partite po luftojnë të marrin ose ta mbajnë pushtetin, u bëmë si në kohën e Enverit

Banorët nuk flasin, dhe ata që flasin  shumë pak, kanë humbur besimin tek qeveritë dhe pushteti local pasi sipas tyre këta janë shkkaktarët e braktisjes së fshatit prej banorëve/ ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje