Ngjela: SHBA do e flakin Ramën si leckë, u rreshtua me pro serbët kundër Kosovës

Avokati Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për izolimin e Kosovës nga marrëveshjet rajonale. Duke u ndalur në takimin e Ohërit, ku Edi Rama sulmoi drejtuesit e shtetit të Kosovës dhe mbrojti qëndrimin e Serbisë, Ngjela thotë se Edi Rama u rreshtua me forcat pro serbe në Tiranë.


Avokati i njohur shton se SHBA do të godasë këtë politike anti-shqiptare dhe kundër interesave të saj dhe Edi Rama do jetë politikani që do të marrë kosto politike dhe personale.
Mesazhi i plotë i Spartak Ngjelës në Facebook:
“A do ta lejojë politika amerikane shengenin ballkanik të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, ngritur kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor?
Të shohim.
Kosova nuk e pranoi dje këtë ndërmarrje, dhe nuk kishte sesi. Domethënë, ky është qëndrimi amerikan? Po. Shenjat janë që ky është edhe qëndrimi amerikan – mospranimi.
Forcat proserbe në Tiranë e konsideruan “izolim të Kosovës” shengenin e Ramës. Që ta shtynin edhe Kosovën te Serbia. Naivitet politik. Këta, ca ekscentrikë në Tiranë, do të mundin politikën amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë?!!
Të gjithë bashkë janë trembur nga rreforma antikorrupsion, dhe kanë shkuar në Beograd: këto janë shenjat.
Nëse amerikanët do ta godasin këtë ndërmarrje antishqiptare të Ramës, shqiptarët patjetër që do ta flakin Edi Ramën, sepse, pas kësaj, ata duhet ta hedhin atë poshtë, mu si një copë rreckë. Ta shohim…”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje