Mungesa e ujit në fshatra, banorët po zënë morra (foto e video)

Fier – Prej vitesh banorët e fshatrave Kallm I Vogël dhe Verri të njësisë administrative Mbrostar vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre.  550 familje në Kallmin e Vogël dhe 750 familje në Verri mungesën e ujit kanë dekada që e vuajnë në rubinetat e familjeve të tyre.

Banorët pohojnë se bashkia ka shtruar tubacionet e ujësjellësit, një pjesë kanë uj për të bërë punët sepse për të pirë nuk përdoret dhe pjesa më e madhe nuk kanë ujë fare. Ujësjellësi nga ana tjetër edhe pse nuk kanë ujë ua dërgon faturat afrofe, nuk u lexon matësat. E njëjta situatë është edhe në fshatin Verri, pohojnë banorët

Baorët që nuk kanë ujë shkojnë dhe e mbushin në një pus I cili është shpuar prej sondave të shpimit për naftë në këtë zonë naftëmbajtëse, por pusi nxori ujë dhe jo naftë dhe që prej afro 50 vjetësh ata marrin ujin aty për të pirë dhe për të kryer nevojat e tjera

Banorët nga ana e tyre pohojnë faktin se edhe pse uji në një pjes ëtë sfhatarve shkon ai është I pa përdorshëm, më mirë është uji I lumit se sa uji që u shkon me tubacione pohojnë ata. Nga ana tjetër gratë pohojnë  kur thonë të na sjellin ujë se fëmijat po na zënë morra

Nga ana e saj bashkia fier ka nisur një sërë investimesh për fshatrat e kësaj komune si në rrugë, shkolla dhe ujësjellësa, por që sipas bashkisë ende nuk ka mbaruar investimi I plotë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje