Basha: Qeveria po mbyt biznesin

Biznesi në vend është në luftë për mbijetesë si rezultat i politikave të dështuara të qeverisë. Kështu deklaroi Lulzim Basha nga Durrësi në një takim me bizneset teksa parashtroi edhe vizionin e tij dhe të opozitës për zhvillimin e biznesit. Basha theksoi se një biznes i suksesshëm është prosperitet për vendin.

“Sektori i biznesit në Shqipëri është në luftë për mbijetesë, rezultat i politikave të dështuara të kësaj qeverie të cilat kanë goditur si biznesin e vogël ashtu dhe biznesin e madh”.

Ju po mbyteni nga efektet e rritjes së taksave, rritjes së kostos dhe korrupsionit të kudogjendur të cilat kanë shkaktuar një klimë biznesi më të keqen në rajon, më të keqen në Europë, sipas matjeve më të fundit të BB dhe matjeve më të sakta që janë matjet tuaja si punëdhënës dhe janë matjet e punëmarrësve, qytetarëve shqiptarë të cilët goditen dpd nga pamundësia e biznesit për të hapur vende pune. Në kontrast me këtë qeveri për mua një biznes i çliruar, i rimëkëmbur dhe i fuqizuar është një zemër të vizionit tonë për Shqipërinë. Ju keni aftësitë, ju keni gjenialitetin për të çarë përpara, për të arritur sukses, për të qenë shtyllë e zhvillimit dhe prosperitetit të vendit. Ajo që ju duhet është një qeveri që ju kupton, një qeveri që ju mbështet, një qeveri që ju jep pak ndihmë kur e keni nevojën për këtë ndihmë. Një qeveri që nuk është aty për tua bërë jetën më të vështirë por për tua bërë më të lehtë. Për këtë arsye ne jemi të përkushtuar për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit dhe për krijimin e kushteve të barabarta të barazisë para ligjit, konkurrencës së ndershme, aksesit të barabartë në treg, në tendera, në prokurime publike, kjo është në zemër të platformës sonë. Me anë të kësaj duam t’ju shohim të keni sukses, të fuqizoheni, të punësoni, të rriteni sepse një biznes i fuqishëm është prosperitet për vendin”, deklaroi Basha.

Ai tha se për një kohë shumë të gjatë, Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqyteti i krimit në Ballkan duke ftuar bizneset e sipërmarrjet që të bëjmë gjithçka së bashku që ta kthejmë në kryeqytetin e biznesit në Ballkan.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje