Albin kundër Ramës: Samiti i Ohrit nuk duhej të mbahej

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gabim dhe të pashpjegueshëm idenë e Mini-Shengenit të Ballkanit. Kosova nuk mori pjesë në takimin e Ohrit, pasi Hashim Thaçi e refuzoi ftesën. Kurti thotë se takimi iurti Ohrit i kësaj iniciativave rajonale nuk duhej të mbahej.

“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad. U tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, – thotë ai.

Kurti ka vlerësuar se një gjë e tillë ishte e gabueshme dhe e pashpjegueshme.

“Pra për mua ishte e gabueshme dhe pashpjegueshme nguti që medoemos, tani, të mbahet kjo mbledhje në Ohër në kohën kur dihej që Kosova nuk do të marrë pjesë”, – shton kryeministri i ardhshëm i Kosovës. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje