Rrufeja i merr jetën 46 vjeçarit në Karavasta

Divjakë – Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qënë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se Agim Shkoza kishte hyre per te peshkuar ne oret e para te mengjesit. Ai eshte peshkatar amator, jo nga ata te ndermarrjes se peshkimit ne lagune. Ai u gjet sot rreth ores 12 nga peshkatare te tjere dhe eshte njoftuar policia. Aktualisht trupi ndodhet ne morgun e spitalit Lushnje per ekspertize mjeko ligjore.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje