Thaçi abandonon Ramën dhe takimin e Ohrit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kritikuar për herë të parë mikun e tij, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka goditur tërthorazi Ramën, për pjesëmarrjen e tij në një samit rajonal, ku nuk njihet Republika e Kosovës.

Thaçi ka bërë të ditur se vetë ka refuzuar të marrë pjesë në këtë samit, teksa ka përmendur arsyet pse ka marrë një vendim të tillë.

Reagimi i plotë i Thaçit:

‘Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta  zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.

Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta’. 

Image

Be the first to comment

Lini një Përgjigje