Makina del nga rruga, familja fierake shpëton për mrekulli

Fier – Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në Fier.

Raportohet se tre anëtarë të një familjeje janë plagosur lehtë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Levan – Fier.

Ata udhëtonin me një makinë tip Toyota me targa greke, ndërsa shoferi ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge. Paraprakisht thuhet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë moti i keq.

Familja me tre anëtarë ishte kthyer nga Greqi dhe në makinë udhëtonte burri, gruaja dhe vajza e tyre. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje