Dy të arrestuar, një për kundërshtim të policit e tjetri ishte në kërkim

Mallakastër – Kanos dhe kundërshton punonjësin e policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin Mariglen Saliaj 35 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë së rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Fier/. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G.M., 44 vjeç, banues në Cakran.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me Vendimin e datës 02.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”

Be the first to comment

Lini një Përgjigje