Apeli/ Çifti Alla mes skamjes e mjerimit, pa uje, pa drita, pa strehë (foto e video)

Fier – Cifti I të moshuar;ve Alla ndodhet në mes të skamjes dhe mjerimit në fshatin Kallm I Vogël njësia administrative Mbrostar në Fier. Pa energji elektrike, pa ujë në banesë, pa një guzhinë për të gatuar, pa një banjë, jetojnë në një ndërtesë që vetëm shtëpi nuk mund të quhet sepse cfarë bie jashtë  futet brënda.

Sefreti është 75 vjec, vuan nga disa sëmundje ndërkohë që edhe bashkëshortja e tij është e sëmurë. Ai ka punuar  në bujqësi por merr një pjesë pensioni sepse nuk ja kanë hedhur të gjitha vitet e punës por atë pak pension që merr nuk I del as për ilace.

Ngrehina ku banojnë është si mos më keq, vetëm shtëpi nuk mund të quhet, pa tavan, mbuluar me llamarina, ka pak orendi që ja ka dhënë e bija që është e martuar në një fshat të Lushnjes.  Dikur kishte nisur një palë shtëpi me blloka por skamja dhe sëmundjet bënë që ti Harxhonin kursimet dhe shtëpia të mbetej pa mbyllur.

Gatuajnë në një kasolle, afër me qenin, aty edhe bëjnë banjo që lahen me kanace dhe për të ngrënë hanë në njërën nga dhomat ku rrinë

Bashkëshortja e tij është e sënurë edhe ajo, pa pension, ka qënë e shtruar disa herë në Vlorë në spitalin  psiqatrik, kjo ka qënë dhe arsyeja që djali me gruan dhe tre fëmijët të jetojnë në një banesë tjetër disa metra më larg tyre.

Djali me gruan dhe fëmijët vijnë dhe I shikojnë, interesohen por nuk mund ti ndihmojnë sepse edhe ata janë shuëm dobët ekonomikishtë, ndihmojnë sa munden

Burë e grua të sëmurë, pa një strehë për të gatuar, për të futur kokën apelojnë për ndihmë nga shteti dhe biznesi, të ndihmojnë me sa munden me ushqime apo ti mbyllin një dhoimë nga ndëretsa që kanë nsiur dikur, të kenë të gatuajnë, të hanë të lahen e të flenë, një dhomë të paktën, pohojnë ata

Me shpresën se një ditë do të dali dikursh që ti ndihmojë që të jetojnë dy ditë të bardha nga pleqëria e tyre me ujë e drita, me banjë e dhomë të ngrohtë Cifti Alla në Kallm të Vogël shpreson se kjo kronikë të ndikojë sadopak në sensibilizimin për ti ndihmuar ata/ ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje