Rritet niveli i ujit i Liqenit të Ohrit

Niveli i ujit në Liqenin e  Ohrit është për dy centimetra më i lartë se dje, por ende është për një centimetër më i ulët nga i zakonshmi për këtë muaj, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Nivelet,e Liqenit të Dojranit dhe të Prespës janë të njëjta si dje, por niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është më i lartë, ndërsa te ai i Prespës më i ulët se sa mesatarja shumëvjeçare për nëntorin.

Nivelet e lumenjve në vend janë në kornizat e së djeshmes dhe shpesh më të ulëta nga mesataret.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje