“Dhoma e hapave të humbur” në galerinë e arteve Fier

“Dhoma e hapave të humbur” titullohet ekspozita personale e piktorit të njohur Gazmend Leka, që është celuar këtë të premte ne galerië e arteve “Vilson Kilica” në Fier. Ekspozita vjen për të gjithë artëdashësit me 27 punime në pikturë, të realizuara gjatë këtij viti dhe është e kuruar nga dr. Ermir Hoxha.

Sipas vetë autorit, veprat kanë lidhje me pastrimin e shpirtit dhe  ““Dhoma e hapave të humbur”, është e fundmja e këtij rrugëtimi. Imazhi i saj është tronditës! Është përtej të zakonshmes! Është përtej normales! Trondit me alarmin e së kuqes e me dënimin mbi mishin, në një dhomë torturash, që kthehet në një laborator mesjetar, ku riti antik, kryhet me përpikëri, nga Uni mbi Unin.

Por kjo ekspozitë  për vetë autorin do të thotë shumë, pasi Fieri sipas tij sot ka një ndër galeritë më të mira në vend. 

Për kreun e bashkisë së Fierit Armando Subashi, celja e kësaj ekzposite ka një rëndësi të vecantë, pasi sjell në Fier emra të njohur, sikundër është Gazmend Leka që zgjedh Fierin për të paraqitur punimet e tij.

Përndritur nga e kuqja e pasionit, krijimtaria e Lekës, kulmon edhe një herë si një nga shembujt më të vyer të pikturës sonë. Ekspozita ““Dhoma e hapave të humbur”  është hapur këtë të premte e do të prës artëdashësit fierak deri në 24 nëntor në galerinë e arteve “Vilson Kilica”

Be the first to comment

Lini një Përgjigje