Të rinjtë braktisin fshatin Peshtan i Vogël, dikur 400 familje, sot 40 (fotot)

Fier – Fshati Peshtan I Vogël ndodhet vetëm 6 kilometra larg qëndrës Fier. Dikur I populluar nga afro 400 familje sot s’kan mbetur as 40 dhe kjo për shkak se të rinjtë kanë shkuar në emigracion apo shkollim e nuk janë kthyer më ndërsa familjarët që janë në gjendje pune janë në emigracion në Greqi, Itali, Angli, Gjermani dhe Amerikë.

Fshati ka vetëm të moshuar që pothuajëse kanë mbetur si roje të banesave sepse fëmijët,  nipër e mbesat e tyre kanë emigruar.

Rrugët e shkreta, pa lëvizje sikundër edhe shumë banesa me porta të mbyllura apo  tejet të amortizuara nga vitet që nuk janë përdorur rregullisht

Mungesa e rrugëve, energjisë elektrike, ujit vite më parë bëri që ata të emigrojnë për një jetë më të mirë, shprehen të moshuarit e këtij fshati, sepse pas protestave që banorët kanë bërë herë pas here  e shtruan me rërë bituminoze rrugen e fshatit, energji elektrike akoma skemi rregullishtë ndërsa uji I pijshëm mungonë edhe pse disa e kanë zgjidhur me puse të hapur me shpenzimet e tyre, pohojnë ata për ALB365

Nga biseda me të moshuarit e fshatit mësojme  se tokat që ata I kanë të punuara me vreshta, ullishte apo kulktura të tjera bujqësore, marrin punëtorë në Fier duke I paguar ditën e punës, jo se I punojnë vetë të mnoshuarit. Fëmijët që këmi jashtë na dërgojnë të ardhura që ne përvese nxjerrim shpenzimet tona mujore paguajmë dhe puntorë që na verselitin tokat, pohojnë ata.

Burrat e moshuar më shumë merren me punë kopështi, sa mundin, ndërsa gratë me punët e shtëpisë apo me shpendët.  

Edhe në rrugën në kthim asnjë makinë apo banor nuk mund të shijhej rrugës apo tokave edhe pse ishte dhe mot me vranësira ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje