Protesta/ Fermerët myzeqarë në ministrinë e Bujqësisë

Edhe pse në një ditë me shi fermerët e Myzeqesë kanë dalë në protestë para ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

Sipas tyre janë 5 kërkesa që prej vitesh i kanë shtruar qeverisë po që kanë rënë në vesh të shurdhët.

“Ndryshim të skemës së subvencionimit duke kaluar nga “Subvension indirekt” nëpërmjet të ashtuquajturës normë kompensimi të TVSH-së 6%, në subvencion direkt për fermerët  jo më pak se 10 lek për cdo njësi bazë të produktit të hedhur në treg kundrejt faturës tatimore të shitjes.

Vlerësim dhe kompensim financiar me çmime dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga çrregullime të tregut.

Barazim në paketën fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së në shitje me atë në blerje për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale.

Kërkojmë nga ministria e Bujqësisë të krijojë menjëherë zyrë apo agjencinë e studimit të tregjeve dhe orientimit fermerëve.

Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin e ligjit të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e palëve në treg”, shprehen ata.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje