Shoqëria shqiptare në depresion për shkak të horrave politikë!..

Nga Vladimir Muçaj – E gjithe shoqeria jone ne te gjithe kapilaret e saj sipas meje ndodhet ne depresion e pasiguri! Rinia ne mase te madhe kerkon te braktis vendin ne mungese te perspektives! Shifrat jane uleritese!

E ndodhur ne kete depresion shume te rinje shkollare ne mosha minore konsumojne e tymosin trurin me hashash! Kontrolli dhe kujdesi policor per parandalim mungon totalisht! Biznesi eshte ne krize e pasiguri totale! Puna ne te zeze ka kapur te gjitha fushat! Media i ngjan nje mashkulli te tredhur dhe impotent! Eshte keshtu media jo se nuk ka gazetare profesionist por ajo eshte e kapur nga pushteti! Eshte e kapur ne menyre te frikshme! Vendi eshte ne krize institucionale! Vendi eshte ne krize te thelle politike! Nuk meret vesh cfare thote Presidenti cfare thote Kryeministri e cfare thote opozita! Dominojne bandat kriminelet drogaxhinjte te cilet rrjedhimisht disponojne dhe mjete te forta financiare dhe infrastrukturore! E gjithe kjo situate e pakendshme dhe e papranueshme nga pjesa e shendoshe dhe ende e pakalbur e shqiptareve eshte e pa pranueshme dhe refuzuese! Dhe pse eshte keshtu ky kapilar i shendosh i shoqerise eshte i pafuqishem te ndryshoj situaten! Eshte i pa fufishem sepse sipas meje llumi perpara eshte shume i madh barrrjera e llumit kerkon” tritol” shperthyes! Ne kete situate te fituar dalin kriminelet e Durresit te Vlores te Fierit te Shkodres te…..! Te fituar dalin gjithashtu dhe mekataret e politikes! Dhe ketu une nuk bej dallim e perjashtim! E gjithe kupola e politikberjes pozite-opozite eshte e kalbur! Eshte e korruptuar! Eshte e kapur nga krimi pislliku, korrupsoni! Zgjidhje ka! Me bekimin e faktorit nderkombetar vecanerisht te Amerikes kjo kaste politike mund te syrgjynoset dhe nje ere e re te lind ne vendin tone te begate te pasur e te diellte 365 dite te vitit! Koha vonon po nuk harron! .. Qe kjo do ndodh, une jam optimist!…

Be the first to comment

Lini një Përgjigje