Ish- deputeti Dogjani: Shteti ka rënë, ja qytetet ku drejtojnë grupet kriminale

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste Asllan Dogjani deklaroi se në shumë qytete të Shqipërisë drejtojnë grupet kriminale.

“Në shumë qytete, Durrës, Vlorë, Fier Elbasan drejtojnë grupet kriminale. Në Durrës kam të dhëna që këta kontrollojnë gjithçka që hyn në port. Kushdo që hyn do i japë taksën këtyre grupeve kriminale” deklaroi ai në një intervistë televizive ndërsa diskutohej për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Dogjani, i cili ka qenë edhe drejtuesi i Policisë , u shpreh se kjo ngjarje tregoi që shteti ka rënë. Sipas tij nga vrasjet e policive tashmë po goditet prokuroria e shtetit.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Të qëllohet ndaj prokurorit të shtetit në mes të ditës ku ka shumë lëvizje do të thotë që shteti ka rënë. Kemi një mosfunksionim dhe rënie totale të shtetit, një mungesë kontrolli. Janë një zinxhir vrasjes të pazbuluara. Deri dje ka qenë policia. Janë vrarë shumë policë. Është kaluar hallka e policisë tani po goditet prokuroria e shtetit”, tha ai. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje