Drejtori i ALB365 intervistë për Open TV të Athinës (foto e video)

Drejtori i agjenisë së lajmeve ALB365 gazetari Xhemil Beharaj ka konfirmuar për televizionin OpenTV të Athinës në Greqi se këngëetaria e njohur Eleni Furrera në një nga ditët e javës së parë të muajit Dhjetor do të jetë në Fier.

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi me ratsin e inagurimit të sheshit të rii qëmdror të qytetit Fier si dhe në prag të Ktishtlindjeve ka organizuar një koncert festiv me shumë këngëtarë të njogur nga Shqipëria Kosova, dhe ndër to ëashrë edhe Eleni Fourerra.

Agron Xoxa drejtori i kulturës në bashkinë Fier ka konfirmuar faktin se çdo gjë është gati, stafi i këngëtares Fourrera e ka konfurmuar pjesmarrjen e saj në koncert që do të mbahet në javën e parë të muajit Dhjetor. Data, pohoi Xoxe, nuk është përcaktuar dhe kjo për shkak të motit, pra duam që ditën e koncertit të jet mot i mirë.

Mësohet se nuk do të jetë një koncert ku do të këndojë vetëm këngëtaria Eleni Fourrera, por ajo do të jetë “qershia mbi tortë”. Koncerti mbahet në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të atdheut si dhe inagurimit të sheshit qëndror të qytetit dhe Krishtlindjeve

Nuk është hera e parë që drejtori i agjensisë së lajmeve ALB365 ka bashkëpunuar me televizione të ndryshme në Greqi ku disa muaj më parë kishte dhe një bashkëpunim me TV ALFA në Greqi.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje