Serie A, golashënuesit më të mirë Immobile, Lukaku… Ronaldo!

Ronaldo nuk po kalon një sezon të mirë me Juventusin

Pas 11 xhirove në Serie A, pesë futbollistë kanë shënuar më shumë gola se Cristiano Ronaldo në Itali dhe pesë të tjera sa CR7, shkruan Gazeta Express.

Ronaldo deri më tani e ka dërguar topin në rrjetën e kundërshtarëve pesë herë, aq sa Edin Dzeko (5), João Pedro (5), Arkadiusz Milik (5), Lautaro Martínez (5) dhe Christian Kouamé (5).

Kurse, golashënuesi më i mirë deri më tanoi është Ciro Immobile, me 13 finalizime.

Sulmuesi në top formë i Lazios ndiqet nga Romelu Lukaku (9), Luis Muriel (8), Domenico Berardi (7) dhe Duván Zapata (6).

Be the first to comment

Lini një Përgjigje