MTV EMA-s 2019/ Ronaldo e “vodhi” shfaqjen! (fotot)

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, “vodhën” shfaqjen në MTV EMAs 2019 të dielën në mbrëmje, kur mbërritën plot shkëlqim në këtë event të ndarjes së çmimeve të muzikës.

Çifti i famshëm kishte preferuar ngjyrat e ndezura, por të kundërta. “Ylli” i Juventusit ishte veshur me një kostum të kuq të ndritshëm, ndërsa Georgina kishte zgjedhur një fustan blu elektrizues.

Partnerja e Ronaldos, edhe pse mbante qëndrim serioz nxirrte në pah fizikun e saj në pjesën e qafës dhe gjoksit si dhe me një çarje të lartë në anën e kofshës së majtë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje