Mbyllet gazeta “Shqiptarja.com”

Interesi për shtypin e shkruar ka rënë vit pas viti. Tavolinat ,edhe pse mesditë i gjen plot me gazeta pasi nuk ka shitje. Së fundmi është mbyllur dhe gazeta Shqiptarja.com”.

“U mbyll gazeta “Shqip” e para, e dyta “Rilindja Demokratike”, “Ballkan” dhe tani e Gazeta “Shqiptarja.com”. Kam që në ’97 që shes këtu dhe tani nuk shes. Ca të shes, “Paloma” u mbyll, ato intervistat që kishin interes, “Sport Express”…”, shprehet një shitës.

“Marr 30 “Panorama” 20 shes, po “Çelësi” nga 70 copë, 10 mezi i shes… shumë dobët”, ka thënë një tjetër. “Nganjëherë e ble, po kot se çfarë lexoj këtu e gjen dhe në internet…Po shtypin e shoh në stacione televizive në mëngjes, titujt kryesore…”, shprehen qytetarë.

Ka edhe nga ata lexues që nuk e blejnë gazetën, por e marrin borxh për t’a lexuar pranë pikave të shitjes. Apo individë të tjerë zgjedhin të lexojnë vetëm titujt kryesorë dhe të largohen pa e blerë.

Vite më parë nisi e tatëpjeta e shtypit të shkruar në Shqipëri. Gazetat nisën të ulin tirazhet për shkak të mos shitjes, ndërsa së fundmi ato po mbyllen njëra pas tjetrës. Tashmë është bota e medias on line e cila i zuri vendin medias së shkruar dhe po kërcënon seriozisht edhe televizionet. Top Channel

Be the first to comment

Lini një Përgjigje