Hashashi/ Nën hetim komisariati policisë së Librazhdit

Bedri Hasanaj shef komisariati në Librazhd,  Armand Koni shefi krimeve dhe një numër i madh drejtuesish në komisariatin e policisë Librazhd dhe drejtorinë e Policisë së Elbasanit  janë vënë nën hetim se kanë neglizhuar dhe shpërdoruar detyrën duke lejuar mbjelljen e 3 mijë rrënjëve kanabis në fshatin Ostren te zonës së Gollobordës

Mësohet se ShçBA prej javësh ka nisur hetimet dhe dosja është dërguar për hetim në prokurorinë e Elbasanit.

Sipas burimeve në dosje ka dëshmi që rëndojnë pozitën e zyrëtarëve të lartë të policisë në librazhd, madje dhe se personat që janë të pa identifikuar që kanë mbjellë lëndën narkotike kanë paguar 50 mijë euro tek zyrtarët, ky mbetet ende një informacion paraprak pasi prokuroria po punon për mbledhjen e sa më shumë provave në lidhje me këtë skandal.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje