Godina e re e bashkisë prish 15 objekte. Qytetari, janë selektive, bashkia jo. (fotot)

Roskovec – Rikualifikimi I qëndrës urbane të Rilinjes në qytetin e Roskovecit përfshinë edhe ndërtimin e godinës së re të kësaj bashkie, por që të ndërtohet kjo godinë duhet që të prishen disa ekzistuese. Në këto 15 prishje godinash është edhe ajo e qytetarit Marenglen Hazizaj I cili ka një ndërtesë tre katëshe lokal me certifikatë pronësie.

Marengleni ka pohuar se disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që godinën e ka me certifikatë pronësie. Ai nuk është kundër ndërtimit të godinës së re të bashkisë Roskovec por kundër prishjes së objektit të tij që ai është pronar. Pse duhet të bëhen prishje selective, të prishet lokali im që e kam me certifikatë dhe shteti të më dëmshpërbleje mua dhe të mos prishen dy lokalet e tjerë që janë ngjitur me mua dhe nuk kanë asnjë document dhe janë pa leje, ka pohuar qytetari.

Qytetari Hazizaj ka pohuar më poshtë se për ta përfituar atë truall e të kryente ndërtimine të merrte leje ka qënë pikërishte  Majlinda Bufi, dje inxhinjere ndërtimi në bashkinë Roskovec ku ajo sot e drejton vetë këtë bashki. Ajo e bën sepse unë jam me PD dhe drejtoj një grupseksioni në Roskovec dhe kryebashkiakia është e PS.

E konkraktuar kryetarja e bashkisë Roskovec Majlinda Bufi ka pohuar jashtë kamerës se nuk ka të bëjë fare me binje politike PD dhe PS, është një plan urbanisitik, ka një project, ka një studim, ka një komision vlerësimi, ka një VKM dhe për interes publik si rasti në fjalë do prishen dhe jo vetëm I tij por janë 15 objekte

Në lidhje me këtë fakt dhe ankesë drejtoresha e zyrës juridike në bashkinë Roskovec Delina Hoxha ka sqaruar faktin se nuk ka prishje selective por janë 15 objekte që do prishen për ndërtimin e godinës së re të bashkisë në këtë qytet

Qytetari Hazizaj do ti drejtohet edhe gjykatës për drejtësi për problemin që sipas tij është prishje me prapavijë politike ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje