Valverde në hall, Suarez mungon dy javë

Lajmet e këqija nuk kanë fund te Barcelona. Blaugranët humbën dj me përmbysje në transfertën ndaj Levantes, por përveç lënies së tre pikëve, mori edhe një lajm të keq nga Luis Suarez, i cili u largua nga fusha në minutën e 41-të.

Sulmuesi uruguaian ka pësuar një dëmtim që do ta lërë jashtë ndeshjes së Champions Leagues kundër Slavias së Pragës, ashtu si edhe të asaj të kampionatit ndaj Celta Vigos fundjavën e ardhshme.

Rikthimi në fushë i sulmuesit katalanas pritet të ndodhë vetëm pas ndërprerjes së kampionatit në favor të kombëtareve, pra pas datës 20 nëntor.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje