Shefat që mbetën jashtë Kuvendit

Legjislatura e fundit e Kuvendit të Kosovës kishte gjashtë shefa të grupeve parlamentare (të partive shqiptare).

Ata ishin: Avdullah Hoti (LDK), Glauk Konjufca (VV), Memli Krasniqi (PDK), Ahmeti Isufi (AAK), Bilall Sherifi (NISMA) e Dardan Sejdiu (PSD).

Puna kryesore ka “rënë” mbi ta, pasi kanë qenë “zëri” kryesor i partive të tyre në institucionin ligjvënës, por jo vetëm.

Edhe pse në Kuvend janë përplasur shpesh herë mes vete, prapëseprapë kur është nevojitur ndonjë ujdi për kalim të ndonjë ligji, të njëjtin janë bashkuar dhe kanë lën pas “hasmëritë”.

Por edhe pse kanë qenë tejet aktiv në seancat plenare, sigurisht edhe për shkak të rolit që kanë pasur dhe të qenit jashtëzakonisht shumë present në media, prapëseprapë disa prej tyre kanë dështuar të marrin votat e mjaftueshme nga qytetarët që të jenë pjesë edhe e legjislaturës së re të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Nga më të zeshmit në legjislaturën e kaluar ka qenë Ahmeti Isfufi i AAK-së, por sipas rezultateve të publikuara nga mediat së fundmi ai nuk ka siguruar votat të bëhet deputet sërish.

Votat nuk i ka siguruar as Bilall Sherifi kryetar i grupit parlamentar të NISMA-s Socialdemokrate.

Edhe nëse NISMA e kalon pragun, Sherifi nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

Jashtë Kuvendit ka mbetur edhe Dardan Sejdiu, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Por jo veç ai, por jashtë Parlamentit ka mbetur e gjithë partia e tij, pasi asnjë deputet i kësaj partie nuk ka arritur të bëhet deputet.

Kurse votat për t’u bërë deputet i kanë siguruar ish-kryetarët e grupeve parlamentare të partive tjera: Avdullah Hoti i LDK-së, Glauk Konjufca i VV-së e Memli Krasniqi i PDK-së.

Mbetet të shihet nëse këta të fundit do të zgjedhen nga partitë e tyre sërish ta ushtrojnë pozitën e shefit të deputetëve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje