Moti i keq pezullonë tragetet në portin Vlorë

Vlore – Eshte pezulluar serisht udhetimi i tragetit “St Damian” i linjes Vlore – Brindisi – Vlore dhe per diten e hene.Si rjedhoj e rreshjeve te shiut, eres se fort dhe fuqis se madhe te detit e cila kete te hene shkon deri ne 7 ball ne det te hapur trageti e ka te pamundur udhetimin.

Ne baze te njoftimit te bere nga agjensia EUROFERRIES dhe informacionit te fundit, trageti do te niset te henen ne dark dhe do te mberrije te marten ne mengjes per shkak te kushteve jo te mira hidrometeorologjike.

Trageti i linjes qendron momentalisht i ankoruar ne portin e Brindisit dhe pritet te mberrije ne Vlore te marten rreth ores 7 e 30 minuta te mengjesit

Be the first to comment

Lini një Përgjigje