
Divjakë – Një 18 vjeçar është larguar nga vendi i ngjarjes pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin motorr ka aksidentuar me pasojë vdekje një kalimtar të moshuar
Sot rreth orës 18:30, në qytetin e Divjakës, dyshohet se shtetasi E.B, 17 vjeç, duke drejtuar një mjet tip motorr, ka goditur një këmbësor, shtetasin N.P, 88 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje