Shpat Kasapi ka qënë fiksimi i Anxhela Peristerit

U desh nata e Halloween-it në “Shiko kush Luan” që të zbulohen disa detaje shumë të këndshme, të padëgjuara më parë rreth personazheve të njohur që aq shumë i ndjekim dhe i duam.

Një nga të ftuarat më interesante të mbrëmjes ka qenë padyshim Anxhela Peristeri e cila tejet sportive i dhuroi energji çdo loje të përgatitur për të. Mirëpo, në rubrikën e “karameleve dhe dënimeve” këngëtarja na zbuloi edhe një histori që s’na kishte shkuar në mendje asnjëherë.

U desh pyetja “Kush ka qenë fiksimi yt nga personazhet e njohur shqiptar, kur ke qenë e vogël?” që të kuptonim se Anxhela dhe Shpat Kasapi ruajnë një kujtim mjaft të bukur bashkë.

Anxhela ka treguar se ‘fiksimi saj’ ka qenë Shpat Kasapi dhe madje ajo ka qenë e para që i ka marrë një autograf Shpatit, i cili asokohe ishte në fillimet e karrierës së tij dhe në kulmin e famës.

Me siguri këtë histori e mban mend edhe Shpati por ne e morëm vesh vetëm tani. Për tu vlerësuar sinqeriteti i Anxhelës! /News31.al

Be the first to comment

Lini një Përgjigje