Përplasen makinat, vdes shqiptari

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e djeshme në rajonin e Piemontit në aksin 231 që lidh Roreton me Cerveren teksa 3 automjete u përplasën midis tyre.

Një 49-vjeçar shqiptar me inicialet M.A. vdiq në vend, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur, të cilët u shtruan menjëherë në spitalin e Saviljanos. Forcat zjarrfikëse, së bashku me karabinierët rrethuan zonën dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit të shqiptarit dhe 3 të plagosurve.

Policia ende nuk ka arritur të zbardhë shkaqet e këtij aksidenti fatal.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje