Kreshpani, djemtë e braktisin se fshati s’ka rrugë. (foto e video)

100 familje të tre fiseve pa rrugë. “Djemtë po ikin në emigracion e nuk kthehen më, nuk ka rrugë”

100 familje të tre fiseve Xhemaj, Shahaj dhe Muskaj në fshatin Kreshpan që nga viti 1992 për 300 metra rrugë të pa shtruar vuajnë mungesën për të dalë në rrugën kryesore Fier – Cakran, për të shkuar në qëndër të fshatit, fëmijët të shkojnë ën shkollë, të varrosin të afërmit në varrezat e fshatit apo dhe për të nxjerr prodhimet e tyre bujqësore kryesishtë ullinjë  për ti përpunuar në fabrikë apo për ti cuar në treg.

Lajmin e konfirmojnë vet banorët të cilët pohojnë se edhe pse janë ankuar me dhjetra e dhjetra herë, edhe pse u është premtuar  nga kryetarë komunash e kryetarë bashkishë, nga ata që kanë kandiduar dhe nga ata që kanë fituar dhe asnjëherë premtimi nuk është mbajtur.

Ata pohojnë se janë afërsishtë 300 metra rrugë e pa shtruar, nuk kërkojnë luks por të shtruar me cakull apo rërë bituminoze. “Po na ikin djemtë nga shtëpitë në emigracion, nuk kthehen se ska rrugë” thonë ata për ALB365.

Një prej djemve të fshatit Dritani i cili ndodhet emigrant në Greqi teksa ka marr vesh që kishim shkuar për të bërë kronikë për rrugën na kontaktoi me celular dhe nëpërmjet rrjetit social facebook na dërgoi këtë video ku duket se si bëhet rruga kur bien rreshje shiu në stinën e dimrit

Edhe pse janë bërë dhjetra e dhjetra kronika nga mediat, janë bërë me dhejtra e dhjetra ankesa , asnjëherë problemit të tyre nuk I është dhënë zgjidhje në këto 27 vjet .ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje