Dhunë në Futboll/ Trajneri: Falenderoj Zotin që dolëm gjallë prej aty

Pasditen e sotme është luajtur ndeshja mes Këlcyrës dhe Maliqit e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Dytë. Por ajo është shoqëruar me incidente dhe dhunë.

Dyshohet se pasi kapiteni i Këlcyrës, Kule u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 37-të të ndeshjes, ka tentuar të godasë trajnerin e Maliqit, Egli Malesija.

Trajneri i Maliqit tregon se lojtarët janë dhunuar deri në atë pikë sa jeta e tyre ishte në rrezik duke shtuar se falenderon zotin që dolën gjallë nga fusha e Këlcyrës.

“Kemi përjetuar tmerr në fushën e Këlcyrës,gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë fushë tjetër. Jeta e lojtarëve ishte në rrezik. Falenderojmë zotin që dolëm gjallë nga fusha e Këlcyrës, në kushte të tilla dhune fizike,psikologjike vetëm për futbollin nuk bëhet fjalë më. Me lojtarë të gjakosur, me lojtarë në rrezik për jetën me thoni ju a mund të luhet futboll?- tha Egli Malësia, trajner i Maliqit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje