Rashica: Ndeshjen e kontrolluam por nuk shfrytëzuam rastet

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është shprehur i zhgënjyer që goli dhe asisti i tij nuk arritën t’ia fitojnë ndeshjen skuadrës së Werder Bremenit. Kosovari beson se ata e kishin ndeshjen nën kontroll, por s’i shfrytëzuan rastet për ta siguruar fitoren.

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, ishte i jashtëzakonshëm në barazimin e skuadrës së tij me rezultat 2:2 kundër Freiburgut, duke arritur ta shënojë njërën gol në minutën e nëntë, ndërsa e asistoi golin e Theodor Gebre Selassie, të shënuar në minutën e 59-të, raporton Gazeta Express.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Nils Petersen në minutën e 28-të të ndeshjes dhe pastaj ai shënoi sërish pak para fundit të ndeshjes .

Rashica u shpreh i zhgënjyer që skuadra e tij s’arriti ta fitojë këtë ndeshje, pasi që ai beson se ata e kontrolluan ndeshjen dhe bënë paraqitje mjaftueshëm të mirë.

“Nuk është se ne po luajmë keq. Ne e kishim ndeshjen plotësisht nën kontroll dhe duhej ta kishim siguruar fitoren shumë më herët”, ka thënë Rashica pas ndeshjes.

Me këtë barazim, Bremeni radhitet në pozitën e 12-të në tabelën e Bundesligës, me 11 pikë të fituara nga dhjetë ndeshjet e para. Ndërsa, Freiburgu është në pozitën e pestë, me 18 pikë të grumbulluara.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje