Falimentimi/ Fermerët e luleshtrydhes braktisin serat, ikin në emigracion

Frakulla, Kafaraj, Çerveni janë disa nga fshatrat e njohur në të gjithë vendin për kultivimin e luleshtrydhes. Dikur nga kultivimi I saj dhe shitja në vend dhe në shumë shtete të Ballkanit dhe Europës ata fitonin, ndërsa sot qindra hektarë sera të braktisura, dhe dhjetra fermerë I janë rikthyer emigracionit në Graqi, Itali e gjetk.

Të ndodhur para faktit që subvensione nuk kanë marrë, dëmshperblim nga përbyjtet që ka shkaktuar lumi Vjosë nga dalja prej shtratit nuk kanë marrë, serat tashmë kan mbetur si kufoma, por tokat kanë vite që nuk punohen.

Fermerët pohojnë se edhe pse kryeministri Rama I ka takuar dhe ua ka thënë se dëmshpërblimet nga përbythjet do I marrin, subvencionet do I marrin, ata asnjëherë nuk I kanë parë këto ndihma në xhepat e familjeve të tyre. Shteti mbase I ka dhënë , pohojnë ata , por tek ne fermerët nuk kanë mbrritur.

Subvencionet për luleshtrydhen e japin si fidan domate apo preshi e qepe. Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet nga 5-6 herë që jemi përmbytur na dhanë vetëm një herë, dhe disa morën. Letrat I kemi që tregojnë që na I kanë dhënë , por në xhepa si kemi. Për këtë po endemi dhe gjyqeve, pohojnë ata.

Fermerët tegojnë se tashmë nga ata dhejtra e dhjetra fermerë që merreshin me kultivimin e luleshtrydhes afro 70 % e tyre I kanë lënë serat, I kanë braktisur, janë rikthyer në emigracion dhe shkaku ka qënë falimentimi dhe mos mbështetja nga ana e qeverisë. Ne që kemi mbetur, thonë ata, jemi shumë pak, jemi në provë sepse kemi investuar dhe këtë vit. Nëse dalim keq edhe ne do I braktisim serat e do shkojmë në emigracion, kami humbur niliona e emiliona lekë

Nga ana e tyre fernmerët e zonës ngrejnë dhe shqetësimin se kanalet që shërbejnë për mbledhjen e largimin e ujrave në rast rreshjesh të shumta nuk janë pastruar. Stina e dimrit dhe rreshjet po afrojnë. Argjinatura e ngritur nuk është e mirëstudiuar. Dy janë gejrat e argjinaturës. Po u ca nga rreshjet do përmbyti banesat nga ana matanë dhe po nuk u ca do përmbyri stacionin e pompave dhe puset e ujit në Çerven dhe mijra familje fierake do mbeten pa ujë të pijshëm për ditë të tëra

Dikur këto toka u “pushtuan” nga serat me luleshtrydhe, ndërsa sot nga indiferenca e shtetit e moskorrektesa e tij ato po rikthehen në origjinë, në toka shterp e dierrë ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje