Tifozët mbështesin Granit Xhakën

Pas disa ditësh aspak pozitive, duket se do të qentësohen gjërat për Granit Xhakën.

Gjatë ditës së enjte Xhaka publikisht ka kërkuar falje, derisa ka treguar se ka kohë që merr kërcënime nga tifozët, diçka që ka çuar deri te shpërthimi net më parë në “Emirates”.

“Njerëzit kanë thënë gjëra si “Do të të thyejmë këmbët”, “Do të vrasim gruan tënde” dhe “Urojmë që vajza jote të marrë kancerin”, shkroi Xhaka në letrën ku kërkoi falje.

Menjëherë kanë reaguar tifozët dhe shumica, ishin në krahë të Xhakës.

“Unë sinqerisht nuk mund ta besoj se si njerëzit mund të dërgojnë mesazhe të tilla për të, gruan dhe vajzën e tij. Njerëz të sëmurë”, ka shkruar një tifoz.

Një tjetër ka shkruar: “I shqetësuar për këtë. Ne duhet të jemi më të mirë në stadium dhe online”.

Tutje, një tifoz i Arsenalit i ka ofruar mbështetje maksimale Xhakës: “Ne jemi me ty Granit. Merre prapë shiritin e kapitenit dhe na drejto neve drejt fitores. Ne jemi së bashku”.

“Askush nuk duhet të abuzohet apo jo-respektohet. Të dyja palët, lojtarët dhe tifozët duhet të mësojnë nga kjo”, ka shkruar një tjetër tifoz. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje