Ambasadori gjerman: Kosova është një demokraci e mrekullueshme

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në fjalën e tij në seancën e KS të OKB’së për Kosovën, ka kundërshtuar pretendimet e ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzja, i cili thotë se nuk ka vend për optimizëm në Kosovë, dhe çuditërisht kërkon rikthmin e Serbisë në Kosovë.

Një gjë e tillë është e pamundur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë, sipas gjermanit.

“Dua t’i them kolegut tim rus se Kosova ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike. Tani Kosova, është në fazën e tranzicionit të ndërrimit të pushtetit. Më këtë mund të them së Kosova është një demokraci e re e mrekullueshme”, tha ambasadori gjerman në fjalimin e tij në KS në OKB.

Ai po ashtu porositi Ivica Daçiqin që të mos shpenzoj para kot nëpër vende të ndryshme të botës duke lobuar kundër shtetit Kosovës dhe tërheqjes së njohjeve, respektivisht.

Ndryshe, ish-ministri i Sllobodan Millosheviqit, Daçiq, më herët nxorri një certifikatë të kohës së okupimit serb në Kosovë ndaj Vlora Çitakut në fjalimin e tij.

Ky ishte një gjest i pakuptueshëm nga përfaqësuesi serb i cili në një mënyrë nënkuptoi ekzistimin e Ish-Jugosllavisë e cila ishte shpërbërë kohë më parë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje