Zaev: Marrëveshja e Prespës do të implementohet deri në fund

Përfundimisht shkojmë me implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Në të janë ndërtuar kapitujt. Me sukses i përfundojmë vërejtjet që kanë mbërritur nga pala greke, ndërsa edhe vetë i pamë. Presim edhe pala greke të bëjë hapa konkretë, si ndryshimi i tabelave. Qëllimi është t dërgojmë mesazh të qartë se Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet deri në fund sepse sjell partneritet strategjik, përfitime për vendin tonë, mik të mirë – fqinji ynë jugor dhe hap shumë perspektiva, tha sot kryeministri Zoran Zaevi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri me rastin e reformave në shëndetësi, Zaevi përmendi se nevoja është natyrore dhe praktike ta ruajmë, kultivojmë dhe implementojmë Marrëveshjen e Prespës e cila, siç theksoi, e përmbylli anëtarësimin tonë në NATO dhe, edhe pse u zhgënjyem nga BE-ja,  është garanci më serioze për fillimin e negociatave.

“Qëllimi ynë pikërisht   BE-së t’i dërgohet mesazhi, e jo popullit dhe politikës greke, të bëjnë kujdes për kapitujt sepse duhet sa më shpejtë t’i hapim. Është ndryshuar Kushtetuta e shtetit, ndryshimi i emrit po zbatohet gjithkund, u bë përditshmëri e jona. Më vjen keq që opozita nuk e shfrytëzon. Me këtë dërgon shumë mesazh serioz, në fillim për mosrespektim  të Kushtetutës, ndërsa ka ambicie dhe pretendon për pushtet. Çfarë nëse bëhet pushtet? Menjëherë provokime dhe dy-tre veto të reja. Mos dhashtë Zoti të mendojmë në për një rrethanë të tillë”, theksoi Zaevi.

Duke e quajtur Marrëveshjen e Prespës “fletërponësi”, kryeministri potencoi se ajo e garanton sovranitetin dhe integritetin tonë territorial, ndërsa kjo, përsëriti, nuk ishte e mundur pa u zgjidhur problemi me emrin.

“Dy e tretat e Marrëveshjes flasin për partneritetin strategjik, ekonominë, mbrojtjen sociale dhe shëndetësore, mbrojtjen, sigurinë, për shumë perspektiva të cilat duhet t’i shohim nëpër mundësitë që do të hapen për të dyja vendet”, nënvizoi kryetari i Qeverisë.

Zaevi shtoi se nuk është humbur shpresa për hapjen e kapitujve.

“Nëse i duhet kohë Evropës, do ta ketë. Ia ka dhënë. Nëse duhet liderët të diskutojnë, nëse duhet edhe metodologji të reja do të ndërtohen. Ne jemi ishull në BE, të gjithë rreth nesh janë vende-anëtare. Perspektivë tjetër nuk ka. Kemi marrë vendime të guximshme, pa dallim në karrierat politike. Do të integrohemi. NATO-ja përfundimisht është përmbyllur, nuk ka dilema rreth saj. Për fat të keq, BE-ja është prolonguar, por nuk ka alternativë edhe për atë. Kjo është e qartë. Të gjithë këtë e kemi bërë për standard ekonomik”, përfundoi kryeministri Zaev.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje