Ligji i sportit, Duka: Kryeministri duhet të mbajë premtimin

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, i ka rikujtuar Kryeministrit Rama, që komuniteti i futbollit pret ende paketën e ligjeve financiare për miratim. Sipas Dukës, përpara shiritit të inaugurimit të “Arenës Kombëtare”, Rama duhet të kalojë për miratim në Parlament, paketën e ligjeve të sportit, e cila mbahet pezull dhe e bllokuar nga Ministria e Financave.

Kryeministri nuk po mban fjalën! Kështu desh të përçonte në publik mes të tjerash presidenti Duka në lidhje me paketën e ligjeve financiare që ende nuk po gjen zgjidhje nga ana e qeverisë dhe që i është premtuar komunitetit të futbollit dhe sportit në tërësi. Një paketë që vetë kreu i Qeverisë e premtoi që në fund të muajit korrik, përpara medieve, teksa anë kohë theksoi:

“Kryeministri duhet të mbajë fjalën dhe të bëjë ndryshimet lighjore që ka premtuar para komunitetit sportiv. Se sa dhe në çfarë mase, nëse 100% apo 80% e tyre, por të paktën duhet parë te inagurimi i stadiumit se çfarë do të ndodhë.

Sipas tij, koha po ecën, dhe fakt nuk ka ende asgjë. Telegrami mediatik i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për kreun e Qeverisë shqiptare ishte i qartë: Mbaj premtimin para se të presësh shiritin e stadiumit.

President Duka, familja e futbollit mbeten në pritje të lëvizjes së Ramës për paketën e ligjeve. Por, duket që Ministria e Financave mbetet një bllokadë e madhe për sportin për momentin në lidhje me atë që ka kërkuar grupi i ekspertëve për kuotën e sponsorizimit. Ministria e Financave ka dhënë një version të sajin, por burimet mediatike afër Ministrisë së Sporteve e cilësojnë krejtësisht të papranueshëm ofertën draftore të propozuar nga financat.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje