Bullgaria njeh patentat shqiptare

Një tjetër shtet europian njeh lejet e drejtimit shqiptare duke lehtësuar kështu procedurat për shoferët.

Bëhet fjalë për Bullgarinë, ku tashmë nuk është e nevojshme leja e drejtimit ndërkombëtare. Lajmin e bën me dije drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, i cili njofton gjithashtu se për konvertimin e patentës tashmë nuk nevojitet as testi praktik e teorik.

“Tjetër lajm i mirë! Sipas Konventës së Vjenës, të ratifikuar nga Shqipëria dhe Bullgaria, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Bullgari me leje drejtimi shqiptare! Jo më e nevojshme leja e drejtimit ndërkombëtare! Për rastin e konvertimit, mundësohet pa test praktik e teorik!”, njofton Gonxhe në rrjetet sociale.

Lejet e drejtimit shqiptare deri më tani njihen në Belgjikë por deri në tre muaj, në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje