Bie prodhimi i ullirit, çmimi i vajit mbetet i njëjtë

Fier – Ulliri për këtë vit kalendarik ka njohur prodhime të ulta tek fermerët që merren me kultivimin e tij, por kjo nuk ka ndikuar në rritjen e cmimit të vajit të tij në treg për konsumatorët. Emigrantët vijnë e vielin, e bëjnë vaj, e cojnë deri në Angli për shqiptarë e anglezë.

Si fermerët  që merren me kultivimin e tij ashtu dhe pronarët e fabrikave të përpunimit e prodhimit të vajit nga kjo culture bujësore pohojnë faktin se shkaku I rënies së prodhimit për këtë vit kanë qënë disa faktorë si temperaturat e ulta të dimirt të kaluar, lagështira e madhe mbi normën e lejuar, por edhe nga mos kryerja e shërbimeve ndaj tij. Kjo ka ndodhur në ullirin e vjetër mbi 25 vjecar, ullinjtë shekullor. Kjo dukuri nuk ka ndikuar në ullinjtë që janë drurë të rinjë, pra 20 vjecar e poshtë.

Fermerët pohojnë faktin se si një vit më parë edhe këtë vit  shitja e ullirit kokërr në treg ka vijuar në 90 -100 lekë kilogrami ndërsa litri I vajit të ullirit në treg ka variuar nga  550 -650 lekë të rinjë litri

Pronari I kësaj fabrike prodhimi vaj ulliri Sabah Hoxha ka pohuar se këtë vit prodhimi I ullirit ka rënie, nuk është si ai I një viti më parë. Ai pohonë faktin se dukuria ka ndodhur në drurët e ullirit mbi 30 vjecar

Sabah Hoxha

Fermerët për të përpunuar ullirin për ta bërë vaj vijnë jo vetëm nga Kreshpani por edhe nga Cakrani, Frakulla,Fieri, levani etj, dhe kjo vetëm e vetëm sepse kjo fabrikë është më cilësore në këltë zonë. Sabau tregon me modesti se nuk rend pas sasisë dhe parasë por pas cilësisë së prodhimit të vajit

Për të vjelë ullinjtë, për ti pëprunuar pse jo edhe pët të cuar vajin  e tij deri në Londër në Angli jo vetëm për përdorim familjar por edhe për shqiptarë të tjerë atje apo edhe shtetas anglezë, Pirro Tahiraj , banor I Krshpanit por prej vitesh në Angli tregonë se vajin e ullirit e preferojnë shumë, është bio dhe pa hile

Pirro Tahiraj

Fermerë e biznesmenë pohojnë se banorët e Kreshpanit prej vitesh I janë rikthyer kukltivimit të ullirit, kjo culture shekullore, duke I mbjellë kodrat e tokat dierrë me këtë kulturë pasi nga ai merr kokrrën për të ngrënë, vajin për të gatuar por edhe drurin për tu ngrohur apo për të bërë punime artisitke për artëdashësit ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje