Deklarata/ Egla Harxhi ndahet nga Princi i Libofshës

Një histori dashurie jo si gjithë të tjerat mes ish-Miss Albanias, Egla Harxhi dhe fotografit të framshëm francez, Alexandre de Basserville ka marrë fund.

Ra në sy fakti që Egla ka një shkëputje nga rrjetet sociale dhe ka fshirë çdo foto me Alen, për të shtuar kureshtjen për të mësuar më shumë për lidhjen mes tyre, tashmë dhe prindër të një djali.

Të komentuar në fillim për lidhjen treshe, e kontaktuar nga revista “Story”, Egla ka deklaruar eksluzivisht për “Story” ndarjen pas një marrëdhënie plot 3 vjet e gjysmë.

Asnjë foto në rrjetet sociale me partnerin tuaj, fotografin Alexandre de Basserville. Çfarë ndodhi?

Thjesht mbaroi.

Kjo do të thotë që ruani një marrëdhënie bashkëpunimi, duke qenë se disa projekte për Shqipërinë i nisët bashkë?

Jo, s’kam më të bëj fare me Alen në asnjë formë. Tashmë jemi të ndarë, dhe jeta ime personale nuk është më publike. Pra e kam mbyllur me jetën publike, e po fokusohem kryesisht tek im bir, dhe te studio e arkitekturës me projekte në Shqipëri dhe jashtë saj.

Dukesh më e tërhequr sa u takon daljeve apo jetës së qefit. Si ndryshove?

Në fakt po, sepse mund të them se koha e qefit ka mbaruar dhe stili i jetesës i mëparshëm nuk është adeguat për një rritje të shëndetshme të fëmijës sim. Detyra ime është ta rris në një ambient të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Po në aspektin profesional cilat janë angazhimet e tua?

Kam disa projekte për turizmin në Kroaci dhe Sardenjë në muajt që vijnë. Tim bir Luxin dua ta mbaj tërësisht jashtë sferës publike. Kam fshirë pothuaj çdo gjë nga Instagrami. Jeta ime është e ndarë midis Luxit, edukimit të tij dhe kohës cilësore që kaloj me të dhe mes studios së re, që sapo kam hapur me shokun tim të ngushtë.

Është një miqësi e re apo miqësi e vjetër që u konsolidua në ortakëri?

Me shokun tim të ngushtë që sapo kemi hapur studion e re ”Excessive Studio”, kemi miqësi prej vitesh e kemi të njëjtin vizion mbi arkitekturën, ektetiken dhe funksionin e saj. Aktualisht jam e fokusuar të rritem më tej në aspektin profesional, dhe të vë në punë gjithë eksperiencën dhe njohuritë e mia në projekte konkrete dhe të qarta. Për këtë arsye ishte dhe shtatë ditë në Kalabri./Story.al

Be the first to comment

Lini një Përgjigje