Problematika/ Llogaridhënia publike për parandalimin e krimit

Fier – Llogaridhënia publike për parandalimin e krimit ka qënë aktiviteti ku mes arritjeve ka nxjerrë në dukje  dhe problematika të ndryshme në bashkëpunimin mes institucioneve sic janë policia, prokuroria dhe bashkia me komunitetin.

Që në fillim të fjalës së tij Sotiraq Hroni  përfaqsues I IDM ka pohuar se nga përvoja e mirë që kemi pasur dhe kemi me bashkinë Fier është vënë re se kjo bashki ende nuk ka zbatuar  nenin 68 dhe 69 të  qeverisjes  vendore për ngritjen dhe bashkëpunimin cilësor mes këshillave dhe policisë për policimin në komunitet.

Nga ana e tij drejtori I policisë së Qarkut Fier Andon Marko ka renditur shifrat pozitive kur ka thënë se nuk ka përdorues narkotikësh në shkolla, kanë rënë numuri I vrasjeve dhe është rritur zbulueshmëria ndaj krmit, por ka pohuar se problem shqetësues mbetet vjedhja në zonat rurale,  kultivimi I bimëve narkotike dhe zjarret

Kreu I akuzës për Fierit Violeta Shkurta ka qënë më strikte  në fjalën e saj dhe kjo për vet faktin se akuza është e “ftohtë” në dhënie informacioni, por ka pohuar se institucioni që ajo përfaqsonë I ka kushtuar rëndësi të vecantë luftës kundër dhunës në familje dhe ndaj të miturve ku brënda intitucionit të akuzës janë ngritur dhe ambiente komode të posacme për ta

Pjesmarërsit në këtë takim kanë ngritur probleme dhe kanë vënë në “siklet” si kreun e akuzës ashtu dhe atë të drejtorisë së policisë vendore si ky banor I zonës naftënxjerrëse  të Zharrzës kur ka pohuar se ndotja nga nafta bruto mbetet problem thelbësor në këtë zonë , ndotja që shkaktojnë edhe derdhja e saj në prrenjë e drejt në lum e det, sa raste ka hetuar?, sa janë vënë para përgjegjësisë?.      

Ish kreu I qarkut Fier Vangjel Ndreko ka ngritur shqetësimin e vjedhjeve në zonat rurale ku banorëve po u vidhen gjeja e gjallë dhe paisjet bujqësore.     

 Një tjetër qytetare pyeti drejtursin e policisë për shtimin e qarkullimit të automjeteve me xhama te  zinjë dhe fëmijët nën moshë që drejtojnë makinat në orët e pasdites.       

Nga ana e tyre si drejtuesi I policisë ashtu dhe ajo e kreut të akuzës kanë pohuar se raste ka, dhe janë shtuar por si policia ashtu dhe prokuroria I luftojnë këto fenomene si tek prindërit e drejtuesve të mjeteve nën moshë ashtu dhe në rastet e ndotjes. Nuk mund të jap shifra , por po luftohet, ka pohuar kreu I akuzës Fier Violeta Shkurta

Takimi u zhvillua në bashkinë Fier midis përfaqësuesve të pushtetit vendor, të arsimit, të komunitetit me bashkinë Fier, Prokurorinë dhe policinë e qarkut Fier

Be the first to comment

Lini një Përgjigje