Gjuzi: Më kërcënuan me “tërheqje zvarrë”! Mesazhi erdhi nga numri i Edi Ramës

Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi ka bërë një deklaratë këtë të hënë në parlament, duke thënë se ai është kërcënuar dhe se mesazhi i ardhur në celularin e tij vjen nga numri që mban kryeministri Edi Rama.

Madje Gjuzi tha se do ta kallëzonte kreun e qeverisë.

Kryeministri bën sarkazëm. Këtu në celularin tim ka presion për tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit nga një numër që rezulton të jetë i kryeministrit. Në fakt ai më njeh që nuk jam tremb nga diktatura, jo më të më trembë ai kryeministër që me gjithë pantallona të lagura nuk i bën 80 kg. Nëse ti ke sjellë kërcënim ke kallëzim penal. Ndoshta ti ke kontroll mbi prokuroren e Përgjithshme. Ajo duhet të vendosë prokurorët në punë për mesazhin që më ka ardhur gjatë seancës së kaluar”, u shpreh  Kujtim Gjuzi.

Më tutje Gjuzi ka vijuar replikat me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi, duke e akuzuar se “fajin e ka Berisha që nuk ta veshi mirë atë fustanin e grave”.

Sot dikush tjetër tha që ka qenë pronari i autoshkollës. E kam për nderë që kamë qenë pronari i një biznesi që ka paguar taksat shtetit, deri kur Anastas Angejli më vuri gjobë 1 mln e 200 mijë lekë, që nuk kish asi me paguar se nuk vjedh. Po i them Gramoz Ruçit mos u merr me autoshkollën time, por merru me ato studimet si anëtarë i Partisë së punë se ajo është licenca që ke këtu e drejton prej 30 vitesh, por fajin e ka Berisha që nuk ta veshi mirë atë fustanin e grave”, u shpreh Gjuzi.

Replikat mes Gjuzit e Ruçit nisën në fillim të seancës plenare, ku deputeti u shpreh se kryeparlamentari kishte shkelur rregulloren.

Debati: 

Gjuzi: Në seancën e kaluar keni shkelur rregulloren për Kostaq Papën dhe Kujtim Gjuzin. keni shkelur nenin 48.

Gramoz Ruci: Zotëri keni vërejtje për procesverbalin?

Gjuzi: Kam vërejtje për procesverbalin. Ke shkelur kodin e etikës. Çfarë kodi kam shkelur nga unë. Në orën 14:39 më ka ardhur sms kërcënuese për veshje, unë nuk kërcënohen nga askush.Edhe nuk ka zot none që t’më kërcënojë mua se s’të kam frikë as ty as kërkënd.

Ruçi: Unë nuk të kërcënoj për çështjen, të kërkoj të zbatosh etikën. Të kërkoj të mos ndalosh me autoshkollë te dera e parlamentit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje