Shuhet aktoria Shpresa Bërdëllima në moshën 60 vjeçare

Lajm tjetër i zi për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta aktorja Shpresa Bërdëllima.

Aktorja që u bë e famshme për publikun shqiptar në filmin “Vajza me kordele të kuqe” me rolin e zonjushës Gaitani, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare.

Ajo ka luajtur gjithashtu edhe në filmat: 

Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Hetimi vazhdon (1988)… Liljana
Shpresa… 1989

Bërdellima jetonte në Belgjikë së bashku me familjen e saj.

Redaksia e Syri.net i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës dhe të gjithë artdashësve shqiptarë për këtë humbje. /Syri.net

Image
Image
Image
Image

Be the first to comment

Lini një Përgjigje