Rashica u mësonë shqip shokëve të skuadrës

Ndikimi i madh i Milot Rashicës në skuadrën e Werder Bremenit nuk vërehet vetëm në rezultatet e fushës së lojës të klubit gjerman, por edhe në gjuhën që bashkëlojtarët e tij e përdorin në rrjetet sociale. Bashkëlojtari holandez i Rashicës, Davy Klaassen, iu referua me fjalën shqipe “shok” sulmuesit kosovar, pas golit që e dha ky i fundit në ndeshjen e sotshme.

Bayer Leverkuseni dhe Bremeni u ndanë me barazim 2:2 në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës, mirëpo kosovarit iu gëzuan golit të Milot Rashicës, të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, bashkëlojtari i Rashicës, Davy Klaassen, u shprehu gëzimin e tij për golin e kosovarit në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, duke e përdorur edhe një fjalë shqipe, të cilët duhet t’ia ketë mësuar vetë Rashica.

“Shoki scoring again”, shkroi Klassen, që në shqip përkthehet “Shoki shënoi sërish”.

Postimin e Klaassenit e rishpërndau Rashica, i cili shkroi mbi atë postim “meine shoki” ose në shqip “shoki im”.

Tani, Bremeni i Rashicës radhitet në pozitën e 12-të në tabelën e Bundesligës, me dhjetë pikë të fituara nga nëntë ndeshjet e para – dy fitore, katër barazime dhe tri humbje.

Në katër ndeshjet që i ka luajtur këtë sezon në Bundesligës, Rashica ka kontribuar me dy gola dhe një asist, ndërsa ka munguar në pesë ndeshje shkaku i një lëndimi që e pësoi në fillim të sezonit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje