Takimi/ Basha injoron keq Borchardt!

Ditën e djeshme, kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në zyrë sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger dhe shefin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Mësohet se gjatë këtij takimi u diskutua për situatën politike dhe ngërçin në të cilën ndodhet.

Gjithashtu në qendër të diskutimeve ishte edhe ecuria e Reformës Zgjedhore.

Mirëpo vëmendjen e të gjithëve ka marrë momenti kur kryedemokrati përcolli delegacionin e OSBE.

Ai i ka dhënë dorën të pranishmëve në takim, por ka shmangur Borchardt. Vihet re që ky i fundit pret ta takojë kryetarin e PD deri në çastet kur ai largohet për t’u rikthyer në zyrë.

Ndërkohë në momentin e largimit, Basha ngre vetëm dorën për të përshëndetur Borchardt, duke mos u afruar ta takojë si të tjerët.

Kujtojmë që më herët Basha u shpreh se akti i Borchardt ndaj protestuesve të Astirit  ishte i papranueshëm, pavarësisht se ai kërkoi ndjesë publike për incidentin.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje