Takimi/ Albin Kurti: Rama nuk është për shkëmbim territori, dialogun me Serbinë …

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku mori pjesë edhe në Samitin për Paqen në Evropën Juglindore.

Në një prononcim për mediat, ndërs është pyetur nëse Kosova do ti bashkohet “Shengenit Ballkanik”, për të cilin foli Rama disa ditë më parë, Kurti tha se duhet parë projekti dhe pastaj të vendoset.

“Kjo ngjan më shumë me një ide se projekt. Duhet parë projekti dhe pastaj vendosim”-tha Kurti.

Ndërsa i pyetur në lidhje me raportet me Serbinë, Kurti tha se “Duam marrëdhënie fqinjësore të mira. Dialogun do ta udhëheq unë. Besoj se dialogu do rifillojë para zgjedhjeve në Serbi. Pra që në pranverë, por mos prisni marrëveshje para zgjedhjeve”.

Lidhur me takimin me Edi Ramën, Kurti u shpreh se ishte një takim i gjatë pasi kishin 14 muaj pa u parë.

Ne jemi njerëz të ndryshëm e politikanë të ndryshëm, po kjo s’na pengon të bashkëpunojmë. Do të vijojmë mbledhjet e përbaahkëta të dy qeverive dhe mbi të gjitha zbatimin e marrëveshjeve. Dialogun Kosovë Serbi do ta drejtoj unë. Kryeministri shqiptar nuk është për shkëmbim territori”, tha Kurti.

Lidhur me ministrin e shtetit të përbashkët, propozim ky i Edi Ramës, Albin Kurti tha: Nuk kemi folë për organigramat. As për padinë e Ramës ndaj Haradinajt”

Be the first to comment

Lini një Përgjigje