Messi barazoi rekordin e Ronaldos dhe Raulit në Champions League

33 kundërshtarë kanë qenë viktima e Leo Messit në Champions League dhe për shumë vite, do të jenë edhe shumë tjerë… Ylli i Argjentinës ka shënuar tashmë ndaj 33 kundërshtarëve në Europë me klubin, Barcelonën, duke barazuar rekordin e Raúl González dhe Cristiano Ronaldos.

Nuk ka asgjë që e ndal Lionel Messin. Argjentinasi ka shënuar golin e parë këtë edicion në Champions League të mërkurën në fitoren 2-1 të Barcelonës kundër Sllavja Pragës, shkruan Gazeta Express.

Sllavja Praga është kundërshtari i 33-të i Messit që i shënon gol në Champions.

Ai ka barazuar rekordin që mbahej nga dy ish sulmuesit të Real Madridit, Rául González dhe Cristiano Ronaldo, derisa Zlatan Ibrahimovic gjendet në pozitën e katërt që ka shënuar ndaj 29 kundërshtarëve.

Ekipet e vetme me të cilat Messi është përballur dhe ende nuk iu ka shënuar në Champions, janë; Rubin Kazan, Atlético Madrid, Benfica, Udinese, Levski Sofia,  Borussia Dortmund dhe Inter Milan.

Messi do të ketë mundësi kundër dy skuadrave të fundit (Inter dhe Dortmund) të shënojë kur të takohen në ndeshjet e kthimit në Grupin F në Champions.

15 sezone duke shënuar në Ligën e Kampionëve Që nga sezoni 2005/06 deri 2019/20, Leo Messi e ka gjetur gjithmonë rrjetën në Champions, 15 sezone me radhë, rekord i paarritshëm. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje