Rama: Do tërheqim 70 persona nga kampet e robërve të ISIS

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga operacioni i evakuimit të robërve shqiptarë në kampet e ISIS në Siri.

“Kishim bërë gati një operacion evakuimi për rreth 70 gra dhe fëmijë. Janë edhe një numër burrash, por nuk mund ta them. Nëna e Alvinit ka qenë një person i radikalizuar që ka shkuar të punojë me ISIS.

Kemi bashkëpunuar me aleatët amerikanë për të bërë evakuimin, por ata tashmë janë tërhequr. Ky burg nuk është në një zonë të aksesueshme. Problemi është që nuk ke më kë flet. Ndërmarrja e vetme është për të shkuar me forca për ta marrë atje.

Nuk mund tu drejtohemi dot amerikanëve që të bënin ndërmjetësin. Edhe ambasada amerikane këtu ka qenë shumë e interesuar ashtu siç janë edhe shërbimet sekrete.

Është vetëm një opsion që të çohet një grup personash, por ende nuk dihet çfarë të del përpara. Kosova i mori sepse kishte shumë gjëra, por mos më bëj të flas. Shpresojmë që në ditët e ardhshme të këtë një stabilizim në fashën 30 km nga kufiri që të shohim se çfarë do të bëjmë” – tha Rama.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje