“Mbappe nëse do të jetë trashëgimtari i Messit dhe Ronaldos duhet të iki nga PSG-ja ”

Pasi Messi dhe Ronaldo t’i varin atletet, Mbappe shihet se futbollisti që mund të dominojë për shumë vite në botën e futbollit.

Për më shumë se 10 vite, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në futboll, duke thyer rekorde historike dhe duke shënuar gola.

Futbollisti që aktualisht më së shumti shihet se po shkon rrugës së atyre që së bashku kanë fituar 10 Topa të Artë, është Kylian Mbappe.

20-vjeçari i Paris Saint Germain ka mahnitur tash e disa vite me talentin e tij dhe shihet se trashëgimtari i Messit dhe Ronaldos.

Por, legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo, thotë se për t’u shndërruar një ditë në më të mirin, duhet të largohet nga Franca për La Ligën ose Premierligën.

“Nuk ka asnjë dyshim se Mbappe ka kualitete për t’u bërë një ndër më të mirët në botë, pasi luan futboll të shkëlqyer dhe ka potencial të madh”, tha Rivaldo për “Betfair”.

“Ai do të zhvillohej edhe më shumë si lojtar duke luajtur në La Liga ose Premierligë. Është e qartë se Ligue 1 nuk është në nivelin e Spanjës ose Anglisë”.

“Me gjithë respektin për PSG-në, besoj se duhet të largohet për Spanjën ose për një klub të madh në Angli në të ardhmen për të konfirmuar veten si trashëgimtar i Messit dhe Ronaldos. Lojtarët më të mirë kanë nevojë të luajnë në ligën më të mirë”.

“Mendoj se do të ishte problem për Barcelonë  për ta blerë atë në të ardhmen, sepse është shumë i shtrenjtë për moshën që ka, me statusin e kampionit të botës dhe me aftësi që e bëjnë atë një ndër futbollistët me më të ardhme në botë”.

“Nëse Barça ka pasur aq shumë probleme për ta transferuar Neymarin, vetëm imagjinoni sa shumë PSG do të kërkonte për francezin, është pothuajse e pamundur për ta sjell këtë lojtar në Barcelonë këtë moment”, përfundoi Rivaldo. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje