Kryetaria e PS “mungoi” në vizitën e Ramës në Fier

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Kreu i PS njëjohësishtë dhe Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar nje vizitë pune në Fier ku ka kryer inspektimin e punimeve për sistemimin e lumit Gjanica, qëndrën e qytetit si dhe rikonstruksionin e shkollës së mesme artisitke rajonale “Jakov Xoxa”.

Kryeministrin Edi Rama e shoqëronte si gjithnonë kryebashkiaku Armando Subashi deputetët Bushi , Rista, Dhima, por u vu re mungesa e kryetares së PS dega Fier Gentiana Cakrani. Nuk dihet nëse Cakrani nuk ka ditur gjë për këtë vizitë të Kryeministrit, ka qënë sëmurë apo është në fsuhatë pasi është nga emrat kryesorë që pretendon të rimari kreun e PS të degës Fier.

Burime informacioni nga selia rozë e Fierit pohojnë se kryetarja aktuale e PS Genta Cakrani ka disa javë që është lënë në “hije” pasi nuk po mbështetet për rikandidimin e saj në krye të PS sikundër edhe në zyrën e saj në Bashkinë Fier nuk është parë prej ditësh pasi ajo veç postit të kreut të PS dega Fier mban edhe postin e nënë kryetares së bashkisë Fier, pra krahu i djathtë i Subashit, por që në këtë vizitë pune të Ramës në Fier ajo nuk u pa në krah të Subashit.

Nuk dihet saktë nëse Cakrani ka pasur punë vërtet, pra “mungesë me arsye” apo e ka braktisur apo abandonuar kryetarët, Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Subashi.ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje