Konflikti/ Qeveria e Katalonjës kërkon negociata të pakushtëzuara

Qeveria ndipendentiste katalanase kërkoi negociata të pakushtëzuara për të zgjidhur konfliktin në rajon, por Madridi e ka refuzuar atë dhe ka kërkuar që ai “të njohë” katalanasit që kundërshtojnë pavarësinë dhe dënoi dhunën.

“Ne i kërkojmë kryeministrit, socialistit Pedro Sanchez të vendosë një ditë dhe një orë për t’u ulur në një tryezë pa kushte. (…) Është përgjegjësia dhe detyrimi i tij”, deklaroi presidenti rajonal, Quim Torra në një fjalim zyrtar, pas pesë ditëve dhunë.

Duke kërkuar negociata “të pakushtëzuara”, Quim Torra kërkon që çështja e një referendumi për vetëvendosjen, për të cilën Madridi nuk dëshiron të dëgjojë të flitet, mund të negociohet.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje